83e259ea9b114f3a9fcea97971f1159c
Rritja e paprecedent e çmimit të bukës duket se deri tani nuk shqetësonte asnjë institucion në Shqipëri.
Por këto ditë ka një ndryshim të këtij qëndrimi.
Nuk do të ketë këtej e tutje abuzim në treg me bukën e përditshme. Nuk do të ketë as vjedhje në peshë dhe as konkurrencë të pandershme.
Një shkresë e Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut ka kërkuar zbatimin me urgjencë dhe pa ekuivok të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
Çfarë kërkon ky inspektorat?
Subjektet e prodhimit dhe tregtimit të bukës janë të detyruara që në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorit” të ndryshuar, të paraqesin në formë grafike (etiketë) ose në formën e një liste të përgjithshme, çmimin për një kilogram bukë të çdo lloji, që subjektet tregtojnë në çdo raft.
Subjektet duhet të paraqesin në formë grafike (etiketë), e cila qëndron në çdo raft, sasinë e masës së bukës në gram dhe sasinë e lekëve që kushton kjo masë buke (në lekë), që i korrespondon çdo copë produkti në atë raft.
Masat e mësipërme janë dakortësuar në një takim të këtij inspektorati me Shoqatën e Prodhimit të Miellit, Pastiçerisë dhe Brumrave, të zhvilluar pak ditë më parë.
Televizioni Shqiptar ka ndjekur, në veçanti, rritjen e çmimit të bukës dhe ka hetuar faktorët që kanë sjellë këtë rritje të çmimit. Nga disa operatorë në treg ka pasur rritje të çmimit të bukës për shkak të shtrenjtimit të çmimit të miellit, rritjes së çmimit të vajit, margarinës etj. Por, ndërsa kishte abuzim në masën e rritjes së çmimeve të produkteve të bukës, dukuria e vjedhjes së konsumatorit shqiptar shfaqej në peshën e bukës. Më e rëndë është kjo situtatë sa i përket kontrollit të produktit të gatshëm në treg nga Inspektorati i Mbikqyrjes së Tregut në varësi të Ministrisë së Financave, që nuk kishte kontrolluar dhe nuk kontrollonte kurrë peshën e bukës në treg! Rezultati është ky që hasin qytetarët në furrat e bukës: rritje çmimi, peshë e munguar dhe përfitim abuziv nga një numër i caktuar operatorësh në treg. Kjo duket se do të marrë fund!
Në territorin ku është zhvilluar aksioni kanë mbetur inertet nga shembja e objekteve. Ato zënë…
Pas publikimit të listës së Kombëtares, me emrat e grumbulluar për dy sfidat ndaj Anglisë…
Salla e Koncerteve në Shkollën Artistike “Prenkë Jakova” çeli dyert për koncertin e Grand Duo-s…
I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna…
Shkrimtari dhe krijuesi lezhjan Ndue Dragusha është vlerësuar në Itali me çmimin special ndërkombëtar të…
Sot, në Ditën Botërore të Konsumatorit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural riafirmon angazhimin e…
This website uses cookies.