“Bukë, kripë dhe zemër” / Kryebashkiaku Beci takim me drejtuesit e komuniteteve fetare të Shkodrës

buke e kripe
Kjo ishte simbolika e zgjedhur nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, në hapje të takimit me drejtuesit e komuniteve fetare në prag të festave të fundvitit. Drejtuesit e komuniteteve fetare e kanë vlerësuar takimin, ndërsa kanë përcjellë mesazhet e tyre të bashkëpunimit të ndërsjelltë në interes të Shkodrës e shkodranëve.
Kryebashkiaku Beci ka falenderuar klerikët e lartë për mesazhet e përcjella, frymën e bashkëpunimit të përhershëm, duke u shprehur se bashkia do të jetë gjithmonë derë e hapur.
Në takim ishin të pranishëm edhe drejtues të Këshillit Bashkiak dhe grupeve të këshilltarëve që e formojnë atë.