Categories: LajmeEkonomi

Bullgarët të kënaqur, zv.presidentja fton pakicën të deklarohet në Cens 2023

Pakicat Kombëtare Bullgare janë njohur me ligj në 2017 nga parlamenti shqiptar e për zv.presidenten bullgare, Iliana Utova (Yotova) që prej atij vendimi, premtimet e dhëna për bullgarët që jetojnë në Shqipëri janë mbajtur nga qeveria.

Censi i cili fillon me 18 shtator për zv.presidenten bullgare është një sfidë e parë pas njohjes së pakicës kombëtare bullgare.

“Censi është një sfidë, kjo pasi një komb është i pasur kur njeh e respekton pakicat kombëtare, ata janë ura bashkëpunimi mes vendeve. Ne do të ndjekim këtë proces edhe përmes raporteve dhe shpresojmë që gjithçka të jetë në rregull. Gjithsesi do të doja që ky proces të shoqërohej edhe me më shumë fushata informuese pasi edhe ne në Bullgari kishim këtë problem kur zhvilluam censin dhe janë mediat ata që duhet të japin kontributin e tyre”, tha ajo.

Ndërsa lidhur me kërkesat e shtuara për paisjen me pasaporta bullgare të anëtarëve të Pakicës Kombëtare për t’i përdorur më pas për emigrim në vende të BE, për zv.Presidenten është sfida e madhe e të dy popujve.

Në legjislacion bullgar lejohet që çdo person që vërteton me dokumenta që është me prejardhje bullgare mund të pajiset me pasaportë por për popujt tanë është sfidë pasi ata kërkojnë të emigrojnë në vende perendimore. Në këtë kendvështrim është domosdoshmëri bashkëpunimi jonë pasi është detyra jonë që të krijojnë kushtet e favorshme që ata të kthehen e të kontribojnë për vendin e tyre”, shprehet ajo.  

Pakicat Kombëtare Bullgare jetojnë më së shumti në zonat Gollobordë, Gorë dhe Prespë të Shqipërisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

44 minutes ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

51 minutes ago

Propozimi mbi armëpushimin me Ukrainën, SHBA rrit presionin ndaj Rusisë

SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…

53 minutes ago

Elda Laro drejtuese e Orkestrës Simfonike – Kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin: Të tjerat janë dokrra hini!

Nga skenat prestigjioze të Berlinit në zemër të Shkodrës, dirigjentja e njohur me famë botërore,…

2 hours ago

Basketboll, “Final 4” i Ligës Unike për Femra do luhet në Shqipëri

Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB),…

2 hours ago

Parlamentaret 2025, Hoxha: Policia garanton zgjedhje të lira, me standarde

Teksa jemi 60 ditë larg nga zgjedhjet parlamentare, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, thotë se…

2 hours ago

This website uses cookies.