Lajme

Bullgaria dhe Rumania pranohen në Shengen, BE: Nga 1 janari dy vendet bëhen anëtare me të drejta të plota

Nga 1 janari, Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare me të drejta të plota të zonës së lëvizjes së lirë të Bashkimit Evropian.  “Është një moment historik për të mirëpritur përfundimisht Bullgarinë dhe Rumaninë në zonën Shengen”, tha ministri i brendshëm i Hungarisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së.

Vendimi i bllokut u cilësua historik nga dy vendet e Evropës Lindore. “Anëtarësimi në zonën Shengen ishte një objektiv kyç i Bullgarisë dhe Rumanisë që nga pranimi në Bashkimin Evropian,” – thuhet në një deklaratë të përbashkët të Bukureshtit dhe Sofjes.

Dy vendet, që janë anëtare të Unionit që nga viti 2007, u integruan pjesërisht në zonën e lëvizjes së lirë në mars, duke iu lejuar udhëtimet ajrore dhe detare pa kontrolle kufitare, por jo ato tokësore.

Bukureshti dhe Sofja përmbushën të gjitha kriteret teknike të përcaktuara nga Brukseli në vitin 2010, por kaluan më shumë se një dekadë duke pritur për t’u bashkuar me zonën Shengen pasi u bllokuan nga Austria.

Ky vend kishte shprehur shqetësime për shkak të numrit të lartë të emigrantëve. Në takimin e ministrave të BE-s këtë të enjte, Vjena nuk përdori veton duke i hapur rrugë dy vendeve që të bëhen anëtare të plota të zonës së lëvizjes së lirë nga 1 janari 2025. Vendimi i Austrisë erdhi pasi tre shtetet nënshkruan më herët në Budapest një marrëveshje të përbashkët për mbrojtjen e kufijve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

3 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

3 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

4 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

4 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

4 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

16 hours ago

This website uses cookies.