Bullgaria: Zhvillimi i Korridorit Jug–Veri do të sillte stabilitet në Europën Juglindore

1036e3574f2946038b955ea6083045c8

1036e3574f2946038b955ea6083045c8

Europa Juglindore dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria, duhet të punojnë për një ndërlidhje më të fortë infrastrukturore, energjetike dhe të investojnë në novacion.

Ky është vizioni i Greqisë, Rumanisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, i shprehur të martën me një deklaratë të përbashkët të miratuar në vazhdën e takimeve të nivelit të lartë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. 

Ne jemi të përkushtuar për të forcuar ndërlidhjet tona në shkencë, arsim, energji, teknologji dhe novacion, për të siguruar një zhvillim më të qëndrueshëm të rajonit të Europës Juglindore,” thuhet në deklaratën e përbashkët të miratuar nga të katra shtetet e rajonit.

Zv.kryeministrja dhe shefja e diplomacisë bullgare , Marija Gabriel (o. Mariya) tha se duhet punuar për stabilitetin.

Prandaj objektivi ynë është të tërheqim vëmendjen te zhvillimi i korridorit Jug–Veri. Kjo do të thotë infrastrukturë, siguri energjetike dhe diversifikim. Do të thotë të investime në konektivitet, në novacion,” shtoi kryediplomatja.

Edhe pse është anëtare e Bashkimit Evropian, Bullgaria po lufton diplomatikisht për t’iu bashkuar zonës Shengen si shumë vende të rajonit.

Austria mbetet një nga vendet e BE-së që e refuzon futjen e Rumanisë dhe të Bullgarisë në zonën Shengen. Arsyeja e bllokimit është fluksi i lartë e emigrantëve të paligjshëm nga këto dy vende.

Këtë çështje, presidenti bullgar Rumen Radev e diskutoi të martën edhe me homologun austriak Aleksandër Van der Bellen (o. Alexander Van).

Agjencitë ligjzbatuese bullgare po kapin trafikues të emigrantëve nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, të cilët vijnë për të bërë biznes në Bullgari. Por qendrat operative të trafikimit ilegal nuk janë në Bullgari, po në Gjermani, Austri dhe Holandë. Po s’i goditëm këto qendra, emigracioni ilegal përmes Bullgarisë do të vazhdojë,” tha presidenti Radev, duke folur nga ambientet e OKB-së në Nju-Jork.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.