Bullizimi në rrjetet sociale, Murra: Hienat fshihen pas ekraneve
“Hienat fshihen pas ekraneve”, kështu ka deklaruar në “Jetë Shqiptare” menaxherja e marketingut, Albana Murra, në lidhje me deklaratën e bërë nga Ministri Balla për ndalimin në Shqipëri të rrjeteve sociale nën 16-vjeç.
“Unë nuk do reshtja të shkoja në kishë për shkak të këtyre fjalëve. Duhet të jemi shumë vigjilentë. Hienat fshihen pas ekraneve. Nuk e di a do kishin guxim këto hienat që t’i thoshin përballë. Ligjet duhen implementuar si duhet për të mbrojtur krijesat që duhen mbrojtur”, tha Murra.
Kjo e fundit e konsideroi si një iniciativë të mirë ndalimin me ligj nën moshën 16-vjeç të rrjeteve sociale, ndërsa cilësoi si kyç, rolin e familjes.
“Është iniciativë shumë e mirë. Qeliza e shoqërisë është roli i familjes, që të edukojë fëmijët si duhet.
Në çfarë momenti i duhet dhënë telefoni fëmijëve? Nëse ti ja jep telefonin me duart e tua, është e pamundur ta kontrollosh. Ti po ja jep me duart e tua. Abuzimi nuk është vetëm në rrjetet sociale, por edhe në shkolla.
Problemi fillon te qeliza e shoqërisë që është familja. Komunikimi është çelësi. I jepen argumente fëmijës përse nuk është mosha e duhur për të mbajtur telefon.
Unë kam përjetuar një lloj bullizimi, që nuk është vetëm në rrjetet sociale. Kam qenë diku te 11-12 vjeç. Unë duhet të jem studente shumë e mirë, thosha, që të mbysë këtë lloj bullizmi”, tha ajo.