Categories: AktualitetLajme

Bullizimi në rrjetet sociale, Murra: Hienat fshihen pas ekraneve

“Hienat fshihen pas ekraneve”, kështu ka deklaruar në “Jetë Shqiptare” menaxherja e marketingut,  Albana Murra, në lidhje me deklaratën e bërë nga Ministri Balla për ndalimin në Shqipëri të rrjeteve sociale nën 16-vjeç.

“Unë nuk do reshtja të shkoja në kishë për shkak të këtyre fjalëve. Duhet të jemi shumë vigjilentë. Hienat fshihen pas ekraneve. Nuk e di a do kishin guxim këto hienat që t’i thoshin përballë. Ligjet duhen implementuar si duhet për të mbrojtur krijesat që duhen mbrojtur”, tha Murra.

Kjo e fundit e konsideroi si një iniciativë të mirë ndalimin me ligj nën moshën 16-vjeç të rrjeteve sociale, ndërsa cilësoi si kyç, rolin e familjes.

“Është iniciativë shumë e mirë. Qeliza e shoqërisë është roli i familjes, që të edukojë fëmijët si duhet.

Në çfarë momenti i duhet dhënë telefoni fëmijëve? Nëse ti ja jep telefonin me duart e tua, është e pamundur ta kontrollosh. Ti po ja jep me duart e tua. Abuzimi nuk është vetëm në rrjetet sociale, por edhe në shkolla.

Problemi fillon te qeliza e shoqërisë që është familja. Komunikimi është çelësi. I jepen argumente fëmijës përse nuk është mosha e duhur për të mbajtur telefon.

Unë kam përjetuar një lloj bullizimi, që nuk është vetëm në rrjetet sociale. Kam qenë diku te 11-12 vjeç. Unë duhet të jem studente shumë e mirë, thosha, që të mbysë këtë lloj bullizmi”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

13 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

13 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

13 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

13 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

16 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

16 hours ago

This website uses cookies.