Bullizmi në shkolla – Ky fenomen i pranishëm në shkollat e vendit
Bullizmi në shkolla vijon të jetë një sfidë për nxënsit, mësuesit , por edhe për prindërit .
Bullizmi në shkolla shfaqet në disa mënyra, si bullizëm psikologjik, fizik, por edhe verbal.
Një rol të rëndësishëm tek fëmijët duhet të luajnë edhe prindërit, të cilët duhet të mbështesin dhe të bashkëpunojnë me fëmijët.
Studimet në vend kanë zbuluar se 84% e nxënësve janë të përfshirë në fenomenin bullizmit, ndër të cilët 7.5% janë shumë të përfshirë.
Kjo shifër tregon realitetin dhe impaktin e këtij fenomeni në shoqëri.