Lajme

Bum turistësh në Shkodër – Kalaja “Rozafës” objekti kryesor turistik

Kalaja e Rozafës, po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët dhe mbetet objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës, jo vetëm gjatë sezoneve turistike por gjatë  gjithë vitit. Këtë të shtunë të shumtë ishin turistët nga Turqia të cilët, shprehen se janë të impresiunuar nga historia por edhe vlerat arkeologjike që gjejnë në këtë objekt historik.

“Sapo kemi ardhur në Shkodër me një grup miqsh dhe ndalesën e parë e bëmë në kala. Ne kemi ardhur nga Turqia dhe do të qëndrojmë disa ditë në Shkodër. Është vend i këndshëm”, u shpreh një turiste. 

“Vij nga Ankaraja dhe për herë të parë e vizitoj qytetin tuaj. Morëm disa të dhëna të detajuara të kalasë. Mësuam për legjendën e saj,  është  madhështore, shumë e bukur. Kultura juaj na pëlqen por sidomos njerëzit janë shumë mikpritës dhe të dashur me ne”, tha një tjetër turist.

Përveç turistëve të huaj në kala nuk munguan shqiptarët e Kosovës. Kalaja e Shkodrës është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, e cila është vlerësuar jo vetëm nga historianët e kohës, por dhe nga udhëtarët e shumtë, jo vetëm për historinë që mbart, por dhe si një monument i rëndësishëm i promovimit të vlerave të një populli, i cili ka një histori të hershme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

7 Marsi në Këshillin e Qarkut – Kryetari Edmond Ndou pret mësues arti dhe artistë të spikatur të Shkodrës

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…

4 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH: Kampionati rikthehet të hënën, spikat klasikja Tirana-Vllaznia

Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…

5 hours ago

7 mars 1887, hapet shkolla e parë shqipe. Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…

5 hours ago

SHBA pritet të mbyllë një duzinë misionesh diplomatike në mbarë botën

Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…

5 hours ago

7 Marsi – Ndahen çmimet për arsimtarët, Rama: Ambicia jonë, të rritim pagën e mësuesve

Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…

5 hours ago

Ceremonia e nderimit të mësuesve, Manastirliu: Meritoni më të mirën, mbështetja për ju prioritet

Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…

5 hours ago

This website uses cookies.