Buna e “kërcënuar” nga ujërat e zeza/Qytetarët: Nuk mund të kalojmë nga era e rëndë, të merren masa

buna

buna

Me këto pamje qytetarët shkodranë përballen çdo ditë kur kalojnë pranë shëtitores së molos, në afërsi të Urës së Vjetër të Bunës ku derdhen në lumë ujërat e zeza të qytetit. Me situatën e krijuar aktualisht, një sipërfaqe e konsiderueshme është kthyer në një moçal të vërtetë, ku gjen gjithçka ndotëse.Qytetarët shkodranë tregojnë se era e rëndë është e pranishme kur kalon aty, teksa shprehin si shqetësim edhe dëmtimin e resurseve peshkore nga të tilla fenomene. Biologia njëherësh ambjentalistja Aurora Piroviç thotë se shkarkimi u ujërave të zeza të qytetit përveçse është duke dëmtuar ekosistemin po ndikon në zhdukjen e florës dhe faunës në liqen.Sipas saj është e nevojshme në mënyrë urgjente ngritja e një impianti për përpunimin e ujërave të zeza, ku sipas saj nëse nuk merren masa atëherë do të përballemi me pasoja të rënda ekologjike. Ujërat e zeza të qytetit shkarkohen vetëm pak metra larg urës së vjetër të Bunës duke ndotur gjithë bregun e fshatrave të Nënshkodrës, që shtrihen në të dy anët e lumit, në një gjatësi prej rreth 40 kilometrash. Kjo ndotje ndikon direkt edhe në largimin apo dëmtimin e resurseve peshkore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.