Gjermania ka gjasë të jetë tashmë në recesion pasi kërkesa e jashtme është e dobët, konsumatorët vijojnë të mbeten të kujdesshëm dhe investimet vendase po mbahen peng nga kostot e larta të huamarrjes. Në raportin mujor të bankës qendrore të ekonomisë më të madhe të Evropës, vihet në dukje se kjo ekonomi ende nuk ka treguar shenja rimëkëmbjeje.
“Outputi mund të bjerë sërish në tre muajt e parë të këtij viti. Me rënien për herë të dytë radhazi të treguesve ekonomike, ekonomia gjermane do të jetë në recesion teknik”, u shpreh Bundesbank në raport.
Kjo performancë e dobët ka ngritur pyetje rreth qëndrueshmërisë së modelit ekonomik gjerman dhe kritikët argumentojnë se pjesa më e madhe e industrisë së rëndë që mbështetet tek energjia nuk po arrin të blejë në tregjet ndërkombëtare, një situatë kjo që çon në transformim ekonomik.
Megjithatë qeveria ka hedhur poshtë projeksionet e zymta, duke argumentuar se kjo është një situatë e përkohshme për shkak të kostove të larta të produkteve energjetike, kërkesës së ulët nga kina dhe inflacionit që kanë ngadalësuar rritjen ekonomike por nuk vënën domosdoshmërish në pikëpyetje strategjinë ekonomike.
Që nga pushtim rus i Ukrainës në 2022-in, gjermania ka rritur çmimet e energjisë dhe tashmë po përjeton tremujorin e katërt radhazi me rritje ekonomike në nivelin zero ose negoative, duke ndikuar në gjithë eurozonën.
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
This website uses cookies.