Java e 18-të e Bundesligës nuk do të zhvillohet e plotë si pasojë e motit të keq në Gjermani. Ndeshja e parë e javës, e programuar për të premten në mbrëmje, midis Mainzit dhe Union Berlin, është shtyrë për shkak të akullit në stadiumin e Mainzit dhe në rrugët e qytetit. Kushtet janë cilësuar si jo të përshtatshme për sigurinë e shikuesve dhe ndeshja e shtyrë për një datë të pacaktuar ende. Për Union Berlin është ndeshja e dytë që shtyhet për shkak të borës, pas as të dhjetorit në Mynih, kundër Bajernit.

Në ndeshjet e së shtunës, spikat takimi i mbrëmjes në Leipzig, ku skuadra vendase do të presë kryesuesin e kampionatit, Bajer Leverkusen. Laipzig duhet të shmangë rrezikun e Dortmundit për zonën Champions, ndërsa Leverkusen atë të Bajernit në luftën për titull. Bavarezët, që do të jenë spektatorë të shtunën me shpresën se Leverkusen do të frenojë, ndeshjen e tyre e kanë të dielën, kur do të presin Werder Bremen. Borussia Dortmund do të shpresojë të kundërtën, për një fitore të Leverkusenit në Laipzig, por më parë duhet të fitojë ndeshjen e saj në Këln.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.