Psikologia klinike Arbiola Halimi deklaroi se të miturit kanë filluar përdorimin e duhanit për shkak të mentalitetit.
E ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” për të diskutuar në lidhje me draftin për ashpërsimin e masave kundër duhanit, Halimi u shpreh se prindërit duhet të ndërgjegjësojnë fëmijët mbi dëmet që sjell në shëndet pirja e duhanit.
rrugët alternative nuk i ke i studiuar si e siguron adoleshenti duhanin.
Ka persona të cilët afrohen te adoleshentët për t’iu ofruar mundësitë si të blejnë duhan. Është shumë serioze kjo çështje sepse duhani në adoleshencë, është fillimi i përdorimit të substancave të tjera.
“Kemi mosha 10-vjeç e më pak të cilët kanë filluar përdorimin e duhanit. Nuk mund ta ekspozosh fëmijën me cigare, sepse aty fillon stimulimi, e ngacmimi i parë.
Kemi minoren që pinë duhan në ambiente të hapura. Sapo dalin nga shkollat janë duke konsumuare duhan dhe nuk kanë frikë se dikush mund t’u thotë se kjo nuk është e lejueshme.
E para fillon me një lloj edukimi. Ti informojmë adoleshentët për dëmet, sepse shohin vetëm trendin e momentit”, tha Halimi.
Drafti parashikon forcimin e masave ndëshkuese për personat që ofrojnë cigare elektronike, duhan apo dhe puro për të rinjtë nën 18-vjeç. Drafti parashikon gjithashtu gjoba nga 500 mijë lek deri në 8 vite burg dhe nëse shitja e paligjshme shkakton vdekje dënohen me 16 vite burgim.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.