Burg kush shet cigare për fëmijët, specialisti Llazani: Të rishikohet ligji ekzistues, burgu nuk është zgjidhja
Dy projektligje të deputetëve socialist Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, synojnë të ashpërsojnë masat ndëshkuese për shkelësit e ligjit, të cilët u shesin ose ofrojnë duhan të rinjve nën 18-vjeç. Drafti parashikon forcimin e masave ndëshkuese për personat që ofrojnë cigare elektronike, duhan apo dhe puro për të rinjtë nën 18-vjeç. Drafti parashikon gjithashtu gjoba nga 500 mijë lek deri në 8 vite burg dhe nëse shitja e paligjshme shkakton vdekje dënohen me 16 vite burgim. Eksperti i shëndetësisë, Zamir Llazani, shprehet se nuk zgjidhet ky fenomen me ashpërsim gjobash, në një kohë kur ligji ekzistues lë shumë për të dëshiruar.
Ndërkohë, Llazani e kundështon me forcë propozimin e draftit sa i përket dënimit me burg për ata që shesin duhan në forma të paligjshme.
Duhanpirja është një nga faktorët kryesore të riskut për sëmundjet kronike , të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në Shqipëri.