Gjykata e Lezhës ka vendosur burg pa afat për Simon Gjokën i cili u arrestua si hajdut, por me pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13- vjeçare.
Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas vendosjes në përgjim, u zbulua se komunikonte me të miturën me biseda me kontekst seksual. E mitura ishte vajza e një lidhjeje miqësore që Simon Gjoka kishte me të ëmën e cila ishte invalide.
Menjëherë është bërë shoqërimi dhe marrja në pyetje në praninë e psikologut dhe nënës së të 13- vjeçares që ka dëshmuar se lidhja me 38-vjeçarin kishte filluar prej më shumë se 1 viti dhe se kishin kryer edhe marrëdhënie seksuale.
Në telefonin e së miturës janë gjetur videot intime dhe foto, por vajza ka pranuar gjithashtu se 38- vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion.
Pritet akt ekspertimi i mjekut ligjor dhe marrja sërish në pyetje e të miturës për të përcaktuar nëse ajo është shfrytëzuar për prostitucion.
Nëse vërtetohen këto akuza, pritet që çështja t’i kalojë krimeve të rënda.
E mitura shiste qirinj në Kishën e Shna Ndout në Lç, gjë që ka lehtësuar kontaktet e 38- vjeçarit Simon Gjoka me të miturën.
Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…
Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…
Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…
Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…
Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…
Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…
This website uses cookies.