Burgoset “mbreti” i trafikut njerëzor që trafikoi deri në 10,000 emigrantë në Angli

16886c9764cb480d9623556968b66b3d

16886c9764cb480d9623556968b66b3d

Hewa  Rahimpur, shtetas iranian që kërkoi azil në Britani u dënua me 11 vjet burg dhe gjobë 80,000 euro në një gjykatë në Bruges, Belgjikë.

I quajtur si “mbreti” i trafikut njerëzor,  ndihmoi mijëra njerëz që  të kalonin në  Angli nëpërmjet kanalit të La Manshit.

U vërtetua nga  gjykata belge se, Hewa  Rahimpur, 30 vjeç, ka qenë një ‘person drejtues’ në një bandë kriminale që merrte varkat e vogla nga Turqia dhe organizonte ruajtjen e tyre në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë përpara se t’i përdorte për të transportuar emigrantë përtej Kanalit të La Manshit

30 vjeçari iranian, i cili kishte jetuar në Ilford, u arrestua në maj të vitit të kaluar në fillimin e një operacioni policor në mbarë Evropën që pa sekuestrimin e 135 varkave, 1200 jelekëve të shpëtimit dhe mijëra euro në para të gatshme – si dhe 40 arrestime.

Sipas akt-akuzës nga gjykata belge, Rahimpur, mendohet se  merrte deri në 6,000 £ për person në anije, duke bërë fitime totale që ndonjëherë shkonin mbi 200,000 £ për një kalim.

Iraniani Rahimpur mbërriti në Britani pasi u fsheh në një kamion. Ai fillimisht u përpoq të hapte një biznes si berber, por pasi dështoi, ai hapi një shitës të vogël ushqimesh, duke shitur ëmbëlsira.

Fillimisht 30 vjeçari u shfaq popullor, dhe bizneset e hapura i përdorte për të lidhur kontakte me klientët.

Sipas vendimit të gjykatës , fillimisht është përdorur sistemin bankar Hawala, i cili pothuajse nuk lë gjurmë.

Banda e tij, e përbashkët me kontrabandistët e tjerë të njerëzve, përdorte media të ndryshme sociale për të gjetur klientë, por gjithashtu u mbështet në fjalët e gojës dhe rekomandimet e pasagjerëve të mëparshëm.

Craig Turner, zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, e përshkroi Rahimpurin si “një nga individët më domethënës të përfshirë në kalimet me varka të vogla”.

Zoti Turner tha se, “ai i trajtonte njerëzit si një mall. Ai vetëm mendonte për paratë, jo për sigurinë e njerëzve që po kalonte nëpër Kanal. Ky ishte modeli i biznesit nga ai përfitoi.

Duke e cilësuar si një “lojtar” të madh në trafikimin e emigrantëve në Evropë dhe me pas kalimin e tyre në Britani të Madhe, Turner, pranoi se arrestimi dhe burgosja e Rahimpurit nuk do të ndalonte, apo potencialisht edhe të ngadalësonte fluksin e emigrantëve që kalonin Kanalin.

“Është si një vakum. Gjëja me këto banda kontrabandë është se është dinamike. Ato po evoluojnë gjithmonë.”

Hetimi gjeti prova të një rrjeti të përhapur kriminal që importonte varka, motorë, xhaketa shpëtimi dhe pajisje të tjera nga vende duke përfshirë Kinën dhe Turqinë.

Një bastisje e policisë atje gjeti një sasi të madhe pajisjesh të destinuara për t’u përdorur në kontrabandën përmes kanaleve, si dhe armë zjarri dhe para./ Përshtatur nga Sky News

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.