Burime për RTSH: Shumë afër dakordësia PS-opozitë për kthimin e Parlamentit në normalitet
Dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për të kthyer në normalitet jetën parlamentare, është shumë afër. Lajmi është mësuar nga burime për Radio Televizionin Shqiptar.
Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi dhe deputeti demokrat Gazment Bardhi pritet të takojnë Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për të përcaktuar datën e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të përfshihen në kalendarin e punimeve parlamentare nismat e opozitës.
Po ashtu, nga burimet mësohet se reforma zgjedhore do të bëhet përmes nënkomisionit pranë Komisionit parlamentar të Ligjeve. Por mbetet ende e pakonfirmuar sesa komisione hetimore parlamentare do t’i miratohen opozitës.