Categories: LajmePolitikë

Burime për RTSH: Shumë afër dakordësia PS-opozitë për kthimin e Parlamentit në normalitet

Dakordësia mes mazhorancës dhe opozitës për të kthyer në normalitet jetën parlamentare, është shumë afër. Lajmi është mësuar nga burime për Radio Televizionin Shqiptar.

Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se kreu i grupit parlamentar socialist Bledi Çuçi dhe deputeti demokrat Gazment Bardhi pritet të takojnë Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla  për të përcaktuar datën e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të përfshihen në kalendarin e punimeve parlamentare nismat e opozitës.

Po ashtu, nga burimet mësohet se reforma zgjedhore do të bëhet përmes nënkomisionit pranë Komisionit parlamentar të Ligjeve. Por mbetet ende e pakonfirmuar sesa komisione hetimore parlamentare do t’i miratohen opozitës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

22 hours ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

22 hours ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

22 hours ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

22 hours ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

22 hours ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

22 hours ago

This website uses cookies.