Categories: BotaLajme

Burimet: Sulme me dronë dhe mjete shpërthyese ndaj forcave amerikane në Irak

Forcat amerikane në Irak ishin objektiv i tre sulmeve të enjten, por pa pësuar dëmtime, sipas disa burimeve të sigurisë, njofton Zëri i Amerikës. Sulmet e së enjtes kundër interesave amerikane janë ndër më të përhapurat gjeografikisht në një ditë të vetme që nga fillimi i konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Ambasada amerikane në Bagdat dhe forcat e koalicionit në Irak nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Një patrullë e përbashkët, e forcave amerikane dhe shërbimit irakian kundër terrorizmit, u vu në shënjestër nga një mjet shpërthyes pranë qytetit verior të Mosulit të enjten, duke shkaktuar dëme në një automjet, por jo viktima, thanë dy burime të sigurisë.

Dronë të armatosur vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në Erbil dhe bazën ajrore Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit, ku strehohen forcat amerikane dhe ndërkombëtare. Dronët u eliminuan nga mbrojtja ajrore dhe nuk pati viktima, thanë burimet e sigurisë.

Një deklaratë nga shërbimi kundër terrorizmit i Kurdistanit të Irakut tha se sulmet me dronë ndaj bazës ajrore al-Harir shkaktuan një zjarr në një nga depot e karburantit, duke shtuar se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ishin evakuuar nga baza më 20 tetor.

Trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit, pas rrethimit të Gazës nga Izraeli si hakmarrje për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Dyzet e pesë ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime.

Shtetet e Bashkuara fajësojnë për sulmet grupet e mbështetura nga Irani duke thënë se përfundimisht Teherani është përgjegjës, pretendim që Teherani e mohon, duke thënë se grupet e përfshira në sulme po vepronin me vullnetin e tyre.

Grupe të armatosura në Irak që mbështeten nga Irani kanë deklaruar publikisht se interesat amerikane do të vazhdojnë të jenë në shënjestër për sa kohë që Uashingtoni mbështet Izraelin në luftën në Gazë.

( Sipas Zërit të Amerikës )

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH, gjysmëfinalet premtojnë spektakël

Nuk ka pushim në futbollin shqiptar dhe pas kampionatit skenën e rrëmben Kupa e Shqipërisë.…

6 hours ago

Kosovë, Osmani thërret më 15 prill seancën konstituive të Legjislaturës së re të Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e…

7 hours ago

Guradiola humb Haland: Shpresoj ta kemi për Botërorin e Klubeve!

Konferenca për shtyp e takimit mes Mançester Sitit dhe Lesterit është zgjedhur nga Josep Guardiola…

8 hours ago

Kupa e Italisë/ Konseisao hedh Milanin në sulm, Inzagi e paralajmëron: Në fushë nuk zbresin precedentët!

Interi dhe Milani do të ndeshen përsëri badhkë. Nesër mbrëma ekipet e Milanos do të…

8 hours ago

Hasani pret ambasadorin Zannier: Shqipëria e vendosur të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODIHR

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur sot në zyrën e…

8 hours ago

Infrastruktura arsimore – Bashkia Shkodër investon për rikonstruksionin e oborrit të shkollës “Azem Hajdari”

Oborri i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës është përfshirë një rikonstruksioni të…

9 hours ago