Burraj mbyll pjesëmarrjen në Paris 2024, arrin kohën më të mirë personale

Sprintieri shqiptar Fran Burraj mbylli garën e dytë të 100 metrave në Paris 2024 me kohën 10.66. 25-vjeçari nuk ia doli që të kualifikohet për në gjysmëfinale duke u renditur i parafundit në Baterinë 4.
Më parë në baterinë paraeleminatore Burraj arriti kohën 10.60 sekonda duke shënuar edhe kohën më të mirë të tij.
