Burraj një furi në Paris, shqiptari kualifikohet me fotofinish në garën e 100 metrave
Sprinteri shqiptar Franko Burraj ka përfunduar i dyti në Baterinë 3 të eliminatoreve të garës së 100 metrave me kohën 10.60.
Në debutimin e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që është edhe olimpiada e tij e parë e karrierës, atleti shqiptar vendosi gjithashtu kohën më të mirë personale.
Gjithçka nga Olimpiada Paris 2024 ju mund ta ndiqni në rrjetin e RTSH.