Burrel, i plagosi të bijën para 11 vitesh, 63-vjeçari vret autorin dhe vëtëdorëzohet në polici
Një 52-vjeçar është vrarë pasi 11 vite më parë kishte plagosur një vajzë. 63-vjeçari I.M. ka marrë hakun e të bijës duke qëlluar për vdekje me armë gjahu 52-vjeçarin P.K.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit, ku sipas policisë “ka ndodhur për arsye se, viktima P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.”
Pas krimit, 63-vjeçari është vetëdorëzuar në polici.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.