Bursa për të rinjtë e Veriut, “North in Focus” i mbështetur nga qeveria britanike

Bursa për të rinjtë e Veriu

Panairi i Edukimit, një projekt mbështetës për të rinjtë gjimnazistë të veriut të Shqipërisë, po kthehet në një traditë.

Për të dytin vit radhazi ky panair i Dhomës Britanike të Tregtisë u organizua me gjimnazistët e Dibrës dhe të Kukësit.

Ky aktivitet solli bashkë disa prej universiteteve private prestigjioze të vendit, të cilat ofruan bursa studimi 100 për qind për maturantët e Dibrës, Kukësit, Tropojës e Hasit.

Për profesorin Altin Sholla, këto nisma synojnë të tërheqin talente të fushave të ndryshme e kapacitete që më pas do të përkthehen në aftësime të mëtejshme drejt tregut të brendshëm e global.

I drejtojmë ata kundrejt zgjedhjes së programeve, që do i ndihmojnë nesër me dijet e marra gjatë periudhës së universitetit, ata të kthehen në vendlindjen e tyre dhe të zhvillohen më tej,” deklaron pedagogu.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Dhomës Britanike të Tregtisë, Aldi Molloholli, tha se ky projekt ka dhënë frytet e veta.

Nëpërmjet panairit ‘Investo në veri’ arritëm të ofronim rreth 40 bursa studimi në universitetet prestigjioze në Tiranë, gjë të cilën e dëshirojmë të ndodhë edhe këtë vit,” thotë z. Molloholli.

Vitin e kaluar nga 200 maturantë aplikues përfituan 37 me bursa studimi në mjekësi, shkenca kompjuterike, marrëdhënie ndërkombëtare, ekonomi etj. me një vlerë totale mbi 400 mijë euro për tri vitet e studimit, bazuar në kriteret e përcaktuara sipas universiteteve.

Dhoma Britanike e Tregtisë është themeluar në vitin 2023 përgjatë vizitës së ish-Sekretarit të Jashtëm, James Cleverly, dhe e njohur zyrtarisht nga organizata globale British Chambers of Commerce. Ajo financohet nga qeveria britanike përmes ambasadës së saj në Tiranë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.