Në vijim të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e UNISHK-ut, rektori Tonin Gjuraj priti ambasadoren e Hungarisë në Republikën e Shqipërisë, Martina Kasnyik e shoqëruar nga zonja Kati Görök, konsulle e ambasadës hungareze, si dhe Konsullin e Nderit të Hungarisë, Kliti Hoti. Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë në fushën e arsimit të lartë.
Diskutime të rëndësishme u zhvilluan mbi mundësitë e shkëmbimeve të studentëve dhe stafit akademik, si dhe shkëmbimin e projekteve kërkimore shkencore që konsistojnë në ofrimin e 20 bursave për studentët shqiptarë në universitetet hungareze.
Rektori premtoi angazhimin e tij maksimal për nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me universitetet e Hungarisë, veçanërisht me Universitetin e Pécs, me të cilin ka një marrëveshje të hershme bashkëpunimi, si dhe për faktin se Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti i Pésc janë pjesë e “Alps Adriatics Rectors Conference”.
Udhëheqës nga e gjithë bota kanë uruar Donald Trump për rikthimin në Shtëpinë e Bardhë…
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj ka uruar Donald Trump, i cili u betua sot (20…
Dita e sotme do të mbizotërohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me…
Fare pak orë pas betimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,…
"Epoka e artë e Amerikës fillon pikërisht tani," tha Donald Trump në fjalimin e tij…
Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…
This website uses cookies.