bursat prioritare
Studentët që janë regjistruar këtë vit akademik në degët prioritare, kanë nisur aplikimet për të fituar bursën sa paga minimale gjatë gjithë viteve të studimit.
Nga mbi 1600 studentë që figurojnë të regjistruar në këto dege, deri tani kanë aplikuar 500 prej tyre.
Drejtori i Agjencisë së Financimit të Arsimit të Lartë Artan Spahiu sqaron se pas mbylljes së aplikimeve do të jenë universitetet ato që bëjnë përzgjedhjen e studentëve që do të mbështeten me bursë.
Për të marrë pagesën çdo muaj, studentët duhet që të ruajnë rezultatet dhe të punojnë në administratë 3 vite gjatë një periudhe 6 vjeçare.
Aplikimi për përfitimin e bursave në deget prioritare mbyllet me 18 dhjetor.
Universiteti Bujqësor deri me tani mban numrin më të madh të aplikimeve me 258 studentë të interesuar.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.