Bursë sa paga minimale – Ja cilat janë kategoritë e studentëve që përfitojnë mbështetje financiare

Me ndyshimet më të fundit të bëra në ligjin për Arsimin e Lartë, në vitin e parë të studimeve, studenti i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit që përbën prioritet kombëtar, përfiton mbështetje financiare me bursë, në masën e pagës minimale mujore.

Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave pas vendimit të marr 3 janë kategoritë e studentëve që përfitojnë bursa, bazuar në notën mesatare. Pas vitit të parë të studimeve, studenti përfiton mbështetje financiare me bursë deri në masën e pagës minimale mujore, mbi bazën e arritjeve akademike, si më poshtë vijon:

a) Me ruajtjen e notës mesatare mbi 8.00, përfiton 100% të masës së pagës minimale;

b) Me ruajtjen e notës mesatare nga 6.5 deri në 8.00, përfiton 60% të masës së pagës minimale;

c) Me ruajtjen e notës mesatare deri në 6.5, përfiton 30% të masës së pagës minimale.

Ndërkohë në vendim përcaktohet qartë se gjithashtu studenti duhet të ketë shlyer të gjitha detyrimet akademike të vitit përkatës akademik për përfitimin e mbështetjes financiara.

Përzgjedhja e studentëve përfitues, bëhet nga institucionet e Arsimit të Lartë publikë për çdo program prioritar në bazë të renditjes, sipas notës mesatare në pranim, nëse numri i kërkuesve është më i madh se kuotat e miratuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.