Bushi: Me Finlandën dhe Malin e Zi dua 4 pikë, U-21 ende s’ka lojtarë për kombëtaren A

bushi 1

bushi 1

Takimet me Finalandën dhe Malin e Zi janë mjaft të rëndësishme për Kombëtaren U-21. Për të komentuar zgjedhjet e bëra dhe duelet e radhës sot përballlë gazetarëve doli Alban Bushi. Numri një i Shpresave shprehet i bindur se të besuarit e tij mund të marrin katër pikë në dy ndeshjet e radhës.

Si e komentoni faktin se keni bërë kaq shumë ndryshime në formacion krahasuar me grumbullimin e fundit?

Ne marrin lojtarët më në formë të momenti. Ata janë pjesë e rëndësishme e jona, por këtë herë zgjodha dikë tjetër.

I trembeni euforisë pas dy fitoreve radhazi?

Unë jam i mendimit si fitorja si humbja duhet të kujdesesh për to për të bërë më të mirën. Si në fitore si në humbje duhet të shikojmë menjëherë për sfidën e radhës. Ne e dimë se kush jemi dhe në grup kemi skuadra që janë më të forta se ne. Nuk kemi eufori, jemi ekip i fortë dhe luftojmë 2 për 1 dhe jo e kundërta. Finlanda, Rumani, Zvicra kanë lojtarë me nga 90’ minuta në këmbë, ndërsa ne kemi lojtarë që nuk kanë minutat e duhura.

Mendoni se do të kemi emra konkret për kombëtaren A?

Këtë pyetje bëhet në çdo konference. Ka shumë lojtarë, 4-5 që mund të përfaqësojnë ekipin A, por aktualisht duke parë edhe lojtarët që janë në ekipin A, mendoj se ende nga Shpresat nuk janë gati.

Si e komentoni bashkëpunimin me Silvinjon?

Është një bashkëpunim më i mirë se me trajnerët e tjerë. Pasi është gjithmonë aty dhe kjo rrjedhimisht na ndihmon edhe ne.

Finlada është një ekip i fortë, po për Malin e Zi çfarë mendimi keni?

Është një kundërshtar i fortë padiksutim. Ende nuk mendoj për përballjen me ta, pasi kemi Finlandën. Mali i Zi me ne jemi po aty-aty dhe kjo do ta bëjë një sfidë të fortë.

Bilanci flet për ju pasi në 5 ndeshje keni 4 fitore dhe 1 humbje.

Kanë ndryshuar shumë gjëra në skuadër, pasi tashmë djemtë e kanë një synim për Europianin dhe i dinë gjërat që duhet të bëjnë.

Objektivi juaj për këto dy ndeshje?

Do doja padiskutim 6 pikë, por të jemi realist edhe me 4 do të ishte mirë. Kualifikimi në europian do të ishte i mirë si për kombëtaren ashtu edhe për Shqipërinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.