Categories: LajmePolitikë

Butrinti, Zhupa: Nëse Gjykata Kushtetuese nuk i jep zgjidhje, do e çojmë në SPAK

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka bërë me dije disa prej fakteve dhe provave të paraqitura nga demokratët në Gjykatën Kushtetuese për atë që e konsiderojnë si koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Zhupa u shpreh se një prej shkeljeve është mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në këtë koncesion.

U bë një vit e gjysmë që ndodhemi në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese me një seancë të riçelur. Pasi u mbyll hetimi gjyqësor dhe u thanë konkluzionet finale më 30 nëntor, Kushtetuesja vendosi të riçelë seancën plenare pas fakteve dhe provave të reja që ne u vumë në dispozicion për raportin e UNESCO-s të fshehur nga pala shqiptare.

Një prej shkeljeve është mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në koncesionin e Butrintit”, tha Zhupa.

Kjo e fundit, u shpreh se PD-ja i ka bërë të qarta pozicionet e saj se përse Gjykata Kushtetues eka shkelur Kushtetutën.

Ajo theksoi se beson te institucioni i Kushtetueses dhe SPAK, por jo te individët. Demokratja paralajmëroi se nëse çështja nuk merr zgjidhje, do shkojë në SPAK.

Partia Demokratike i ka bërë të qarta pozicionet e saj se  pse e ka shkelur Kushtetutën dhe Gjykata Kushtetuese. Unë besoj te institucioni i Gjykatës Kushtetuese, SPAK dhe jo te individët. Kjo është çështje që nëse nuk merr zgjidhje nga Kushtetuesja, për shkeljet penale që ishin dhe në këtë rast  do shkojnë në SPAK. Unë kam vënë në provë GJK. Kjo nuk është një çështje politike, kjo është çështje interesi kombëtar. Nëse GJK nuk arrin të ngihet në nivelin e duhur, atëherë nuk ka arsye përse të ekzistojë nëse nuk merr dot vendim përtej politikës. Është gur prove për Gjykatën Kushtetuese ku do tregojë nëse në fibrën e tyre si gjyqtar ka ende kushtetueshmëri. Kam vendosur në dispozicion provat dhe çdo objeksion që kam pasur procedurial për shkeljet që mund të ketë bërë GJK gjatë rrugës, ja kam dhënë me shkrim”, tha Zhupa.

RTSH Shkodra

Recent Posts

SHBA- Avioni me 64 pasagjerë përplaset me helikopterin ushtarak, dhjetëra viktima

Një avion me 64 persona në bord është rrëzuar në lumin Potomac pas përplasjes me…

8 hours ago

Boniek: Vetëm Interi mund të konkurojë me Napolin për titull

Zibi Boniek, legjenda e futbollit polak, foli në frekuencat e Kiss Kiss Napoli, gjatë Radio…

8 hours ago

Interi, mision i përfunduar me Asllanin në fushë: Lautaro shkatërron Monakon

Misioni i realizuar për Interin në Champions League. Në ndeshjen e fundit të kësaj faze…

8 hours ago

Hamilton aksidentohet me Ferrari në testimet e Barcelonës

Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Leëis…

8 hours ago

Berisha: Do të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat…

8 hours ago

Britania i dhuron pajisje me vlerë 30 000 paund Policisë Kufitare për luftën kundër krimit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim menaxherin rajonal të…

8 hours ago

This website uses cookies.