Categories: LajmeEkonomi

Buxheti 2024, arsimi, shëndetësia, mbrojtja dhe infrastruktura më shumë financime

Kuvendi i Shqipërisë miratoi  nen për nen dhe në tërësi Projektbuxhetin e vitit 2024 dhe projektligjet e paketës fiskale që e shoqërojnë atë.  
Buxheti i vitit 2024 parashikon 737.4 miliardë lekë shpenzime publike ose 30.3% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Të ardhurat buxhetore planifikohen në masën 676 miliardë lekë ose 27.8% të Produktit të Brendshëm Bruto. 

Deficiti buxhetor për vitin 2024 planifikohet në nivelin 2.5% të Produktit të Brendshëm Bruto.

Borxhi Publik do të zbresë poshtë nivelit 60% të PBB-së. 

Shpenzimet e Personelit parashikohen në nivelin 119.8 miliardë lekë, duke përfshirë dhe fondin që do të shërbejë për rritjen e pagave në administratën publike, duke nisur nga 1 korriku 2024. 

Efekti i plotë i rritjes së pagave është 39.1 miliardë lekë, duke filluar nga 1 janari 2025.  

Për skemën  e pensioneve buxheti do të financojë rreth 185.8 miliardë lekë, duke siguruar fondet e nevojshme për indeksimin e pensioneve si dhe bonusin e përvitshëm për pensionistët.  

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e Produktit të Brendshëm Bruto, ose 128.5 miliardë lekë, duke u fokusuar në projektet që mbështesin turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin.  

Sektori i arsimit do të financohet në total me 78.8 miliardë lekë ose 3.2% e Produktit të Brendshëm Bruto. 

Sektori i Shëndetësisë do të financohet me rreth 72.2 miliardë lekë. 

Sektori i infrastrukturës dhe energjisë do të mbështetet me 52.7 miliardë lekë ose rreth 2.2% e Produktit të Brendshëm Bruto.  

Për sektorin e mbrojtjes janë alokuar 2% të Produktit të Brendshëm Bruto, duke arritur për herë të parë objektivin lidhur me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s. 

Reforma në drejtësi, merr nga ky buxhet 26.8 miliardë lekë për këtë sektor. Sa i përket Buxhetit Vendor, shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me Buxhetin e vitit 2023. 

Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 minutes ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

15 minutes ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

2 hours ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

2 hours ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

2 hours ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

3 hours ago

This website uses cookies.