Buxheti 2024, Braçe shpreh rezervat: Fatura elektorale “o merre, o lëre” nuk na duhet më

Sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe skema sociale për të moshuarit po shfaqin dobësi, të cilat po i ndiejnë pjesa më e madhe e shoqërisë, sipas deputetit Erion Braçe.

Parlamentari socialist i bëri kritikat gjatë seancës plenare rreth aktit normativ “Për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024”.

Teksa përshëndeti bilancet ekonomike të planifikuara në vijim, z. Braçe renditi rezervat e tij për ato fusha që nuk trajtohen në ligjin nr. 93/2003.

Së pari, pavarësisht se akti normativ referon ndryshime të reja të ndodhura në legjislacion e që synojnë të vendosin nën kontroll evazionin e lartë fiskal në sektorin e turizmit, përsëri unë nuk kam besim se çmimet referuese apo referencat e tjera në këtë sektor do të zgjidhin problemin e evazionit gjigant në sektorin e turizmit, qoftë në hoteleri, qoftë në pjesën e ushqimit. Do duhet një skemë krejt tjetër: nuk mund të vazhdojmë me skemën e çmimeve referuese, sepse ja ku e kemi sektorin e ndërtimit, që vazhdon të rritet e rritet, por në tatime nuk është se kapitalizohet ndonjë gjë më tepër nga këto çmime.

Së dyti, sektori i turizmit na ka krijuar një hapësirë shumë të madhe për sa i takon prodhimit të ushqimit të freskët. Kjo është themelore nëse duam të marrim diçka nga turizmi. A e financojmë ne prodhimin e ushqimit? Keq më vjen që më dt. 27 hapet skema e subvencionimit të fermerëve, por ato para janë pak, nuk mjaftojnë. 20 për qind më tepër kanë prodhuar dhe eksportuar bujqit tanë në shkurt, por e kanë financuar vetë nga a-ja te zh-ja, nga leku i parë te leku i fundit. Unë mezi pres që qeveria të mbajë fjalën për të rritur subvencionet për bujqit e blegtorët, tani kur do të ndryshojë buxhetin. Paratë janë. Vazhdojmë të kemi shifra të larta të importit të ushqimeve edhe për këtë arsye. Shqiptarët ushqehen shtrenjtë dhe me një cilësi që nuk lë gjë në atë indeksin e kënaqësisë e lumturisë.

Për të ardhur te pensionet. Ka një bonus për pensionistët, por nuk mjafton. Përmirësimet në skemën e pensioneve janë të mirëpritura, por ka ardhur koha të bëhet një reformë e plotë e pensioneve. Kemi tre elemente të qarta kundër: plakjen e popullsisë, emigrimin dhe evazionin fiskal. Duhet reformë, jo më premtime elektorale. Nuk duhet të vijë më një faturë elektorale ‘o merre, o lëre’. Përndryshe nuk kemi bërë asgjë. Në 1993 të gjithë ata që dolën më pas e vuajtën si padrejtësi. Të gjithë ata që deri në 2014 iu nënshtruan reformës së re sot janë të diskriminuar dhe duhet rregulluar,” deklaroi deputeti Braçe.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.