Buxheti 2024, Koçiu: 98.72 miliardë lekë për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

SPITALI 2

SPITALI 2

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “buxheti prej 98.72 miliardë lekë (rreth 950 milionë euro) është më i larti i akorduar ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar për sektorin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

Në fjalën e saj gjatë shqyrtimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në Komisionin për Punën, Çështjes Sociale dhe Shëndetësisë ministrja Koçiu theksoi se “ky buxhet tejkalon buxhetin rekord të vitit 2023 dhe është pothuajse tri herë më i lartë se buxheti i akorduar për shëndetësinë 10 vjet më parë”.

“Reformat, investimet dhe transformimi i mbështetur në këtë paketë historike prej gati “1 miliard euro” është shprehje e vullnetit të qeverisë për të bërë edhe më shumë, edhe më shpejt, në ofrimin e standardeve europiane që shqiptarët meritojnë”, tha Koçiu.

Sipas saj, buxheti 2024 rrit mbulimin universal për qytetarin, duke reduktuar kostot dhe duke rritur aksesin pranë shtëpisë.

“Buxheti 2024 rithekson rolin qendror të mjekut dhe infermierit në strategjinë tonë për shëndetësinë, duke mbështetur një rritje të mëtejshme të pagave, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e autonomisë spitalore. Ky buxhet vijon në rrugën e investimeve kapitale, duke hapur kantiere të reja modernizimi anembanë vendit”, tha Koçiu.

Konkretisht, shtoi ministrja, buxheti për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në vitin e ardhshëm do të jetë sa 4.06% i PBB ose 13.4% i shpenzimeve të buxhetit të shtetit.

“I ndarë në sektorë, pothuajse 68 miliardë lekë ose 9.24% e buxhetit të shtetit mbështet direkt shëndetësinë, ndërsa pjesa tjetër prej 30 miliardësh shkon për të mbështetur ata qytetarë që kanë më shumë nevojë, si dhe të ish-të përndjekurit politikë ose 4.22% e buxhetit të shtetit”, theksoi Koçiu.

Ministrja Koçiu tha se “buxheti 2024 mbështet transformimin radikal të shëndetësisë shqiptare, përmes fuqizimit të mjekut, infermierit, rritjes së mbulimit universal dhe modernizimit të mëtejshëm të spitaleve dhe qendrave tona shëndetësore”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.