Categories: LajmeSociale

Buxheti 2024, Koçiu: Më shumë investime dhe mbështetje për sektorin e shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha të enjten se, “Buxheti 2024 parashikon më shumë investime dhe mbështetje për sektorin e shëndetësisë”.

Ministrja njoftoi “Fillimin e punës në kantierët e rinj për rikonstruksionin e një pjese të spitaleve në vend, rikonstruksionin e plotë brenda vitit 2024 të 60 qendrave shëndetësore dhe mbështetjen dhe kontrollin bazë falas për të gjithë qytetarët nga 35-70 vjeç dhe rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë pacientë”.

Zonja Koçiu tha se buxheti mbështet direkt 360 mijë pacientë për trajtim në spitalet universitare, rajonale dhe ato bashkiake gjatë vitit të ardhshëm dhe trajtimin e rreth 10 mijë pacientëve me paketën e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nënvizoi se “me buxhetin 2024 vazhdojmë rritjen e pagave duke mbështetur 18 mijë mjekë të përgjithshëm, infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore; mbështesim  financiarisht 165 mijë individë me aftësi të kufizuara, kujdestarë e invalidë pune nëpërmjet skemës së Aftësisë së Kufizuar; Bonusin e bebes me një vlerë financimi prej 2.2 miliardë lekësh dhe mbi 8 mijë gra kryefamiljare me 3 ose më shumë fëmijë përfitojnë nga skemat e Mbrojtjes Sociale”.

Lidhur me institucionet e përkujdesit social ministrja Koçiu tha se ato financohen me një vlerë rreth 1.3 miliardë lekë. Ato do të shkojnë për foshnjat dhe fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar dhe përfitues të tjerë në institucionet që MSHMS mbështet financiarisht.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.