Buxheti 2024, në vemendje investimet për matësat inteligjentë dhe linjën nënujore të energjisë me Italinë
Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024 parashikohet në 52.87 miliardë lekë.
Zëri “Investime” do të jetë 47.2 miliardë lekë.
Ministrja Belinda Balluku në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, gjatë një seance on line, tregoi edhe ndarjet kryesore.
Ajo veçoi sektorin energjitik, ku përmendi investimet për matësa inteligjentë, ndërkohë që pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes operatorëve të transmetimit shqiptar dhe italian për linjën nënujore të transmetimit të energjisë mes 2 vendeve.
Ministrja Balluku theksoi se gjatë vitit të ardhshëm do të hapet gara për ndërtimin e rrjetit të gazit Fier – Vlorë, me një gjatësi prej 33 km, që do të mundësojë lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC Vlorë.
Zonja Balluku u ndal edhe te investimet në ujësjellës, ku priortiet për vitin që vjen iu jepet zonave bregdetare.