Qeveria shqiptare po ndjek politika që inkurajojnë sipërmarrjen vendase të investojë në peshkim.
Referuar shifrave, buxheti i vitit 2024 nëpërmjet Programit “Mbështetje për peshkimin”, vë në dispozicion të sektorit një fond afro 473 milionë lekë, ose 14% më shumë se vitin e kaluar.
Mbështetja financiare do të mundësojë investime në rritjen e kapaciteteve ankoruese në portet kryesore të vendit, për të akomoduar në mënyrë të sigurt flotën e peshkimit, si dhe do të vihet në dispozicion skema kombëtare e mbështetjes për të vazhduar me rinovimin e flotës së peshkimit.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se, objektivat e vitit 2024 për këtë sektor konsistojnë në, menaxhimin e peshkimit dhe akuakulturës duke mbështetur sektorin me politika strukturore për tregjet, politikat tregtare dhe politikat ndërkombëtare me qëllim zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në përputhje me standardet e BE duke garantuar konkurueshmërinë, mbrojtjen e resurseve.
Objektivat e MBZHR-së, janë rritja e numrit të kontrollove të inspektoriatit të peshkimit në subjektet e peshkimit nga 2300 në vitin 2023 në 2450 në vitin 2026.
Menaxhimi i 7 porteve dhe ekonomive duke bërë të mundur rritjen e produktivitetit të resurseve nëpërmjet menaxhimit të programeve të ripopullimit me raste si dhe monitorimi sa më i saktë i aktiviteteve të lidhur me peshkimin, akuakulturën dhe molusqet.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.