Categories: LajmeEkonomi

Buxheti 2024, Xhixho: Arsimi, sërish kurbani i kësaj qeverie

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi të mërkurën se akti normativ i prezantuar nga qeveria  për pr/buxhetin 2024 injoron shtresat në nevojë.

“Qeveria tregoi edhe një herë paaftësi dhe klientelizëm me aktin e fundit normativ.  Për të disatën herë, në Kuvend vjen një akt normativ që injoron shtresat në nevojë, sepse është hartuar me urdhër të klientëve të qeverisë”, tha Xhixho në një deklaratë për mediet nga Kryesia e Kuvendit.

Sipas  Xhixhos, “7.5 miliardë lekët shtesë në buxhet nuk janë rezultat i performancës pozitive në realizimin e të ardhurave tatimore, por burojnë nga rritja e të ardhurave të tatimit mbi fitimin, nga të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore. Thënë ndryshe, janë para që kanë dalë nga portofoli i biznesit vendas” tha ajo.

“Me aktin e ri normativ, qeveria ka vendosur të injorojë mijëra familje të varfra që përballen me dyfishimin e çmimeve. Asnjë paketë mbështetëse për asnjë prej kategorive në nevojë”, theksoi ajo.

“Akti normativ i qeverisë « Rama » nuk parashikon rritje të pagave, por parashikon ulje të fondit të pensioneve, pasi prioritet për qeverinë mbetet rritja e fondeve operative për shpenzime luksi si dhe shpenzimet kapitale. Ndërsa nuk ngurron të shkurtojë investimet në strehim, arsim dhe shëndetësi, qeveria ndan mënjanë 2 milionë euro për investimet në godinat e veta”, nënvizoi Xhixho.

Ajo u ndal në mënyrë të veçantë te arsimi, sepse, theksoi nënkryetarja e PL, “më mirë se kudo aty shihet se çfarë nuk i intereson kësaj qeverie”.

“Fondet për investimet në arsim janë shkurtuar me 8.5 milionë euro. Qeveria e ka parë të udhës t’ua heqë fëmijëve tanë këto fonde, për t’i kaluar në luksin e zyrave të veta.  I keqfinancuar dhe me një buxhet sa gjysma e normës, arsimi goditet sërish.  Arsimi është sërish kurbani i kësaj qeverie që pedagogët, mësuesit dhe studentët e këtij vendi i ka injoruar dhe përbuzur sistematikisht vitet e fundit”, tha Xhixho.

Fatkeqësisht, shtoi ajo, “sot në universitetet e vendit ka 43% më pak studentë se në 2011. Projeksionet flasin për përgjysmim të këtij numri brenda dekadës.  Interesi për degët e arsimit ka rënë në 6% të totalit të studentëve, buxheti i arsimit është vetëm 2% e GDP, ndërkohë që duhej të ishte të paktën 5%, fondet për shkencën janë gati inekzistente, 0.084% e PBB ndërkohë standardi i BE është 1%PBB, po ashtu 94 programe studimi janë në rrezik mbylljeje”.

“Kjo qeveri e ka injoruar dhe keqpërdorur arsimin, i ka injoruar dhe përbuzur pedagogët, studentët, mësuesit e edukatorët.  Drama  e shpopullimit të vendit nuk luftohet as me pengmarrje diplomash, as me kërcënime të stafeve pedagogjike, por me përgjegjshmëri, me vendimmarrje të guximshme, me politika të qenësishme për arsimin duke e bërë atë realisht prioritet kombëtar. Këmbanat e alarmit kanë kohë që bien, por kjo qeveri nuk ka veshë për të dëgjuar dhe aspak vullnet për të reflektuar. Sot më shumë se kurrë, ajo po rrezikon të rrënojë të ardhmen e të rinjve tanë, ndaj duhet ndalur sot, jo nesër”, përfundoi Xhixho.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

5 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

5 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

6 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

6 hours ago

This website uses cookies.