Buxheti 2025, Berisha: Miratimi i tij do shoqërohet me protestë të fuqishme

Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta nëse qeveria socialiste vijon me planin për të kaluar njëanshmërisht buxhetin e vitit të ardhshëm.

Paralajmërimi u dha nga kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference virtuale me gazetarët.

Natyrisht ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seanca plenare, të sigurt se ato nuk pranohen nga qeveria. Sigurisht, miratimi i këtij buxheti do të shoqërohet me protestë të fuqishme rreth parlamentit, ku qytetarët, pensionistët, fermerët, të papunët, bizneset e vogla, të gjithë ata që dëshirojnë të thonë zërin e tyre në ditën e plaçkitjes më të madhe të vitit, plaçkitjes së buxhetit në parlamentin e krimit,” u shpreh z. Berisha.

Kreu i demokratëve tha se partia e tij ka një program të qartë për mbështetjen e sektorëve dhe sipërmarrjeve të vendit.

Ai tha se shtylla kryesore e programit të PD-së do të jetë ekonomia e qytetarëve.

Do ndërhyhet pa diskutim, por ndërhyrja në tregun e banesave do bëhet me rregullat e tregut. Së pari, do pritet me gërshërët narkoinvestimi. Do ketë zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe burimeve të tyre financiare, gjë që do japë një moderim të çmimeve. Nuk përjashtohet mundësia në çdo rast se burime droge ato konfiskohen dhe do përdoren për strehimin e të pastrehëve. Qeveria nga ana tjetër për të zbutur problemin, do të konsiderojë ndërtesat sociale, ku qytetarët mund të blejnë me çmime të arsyeshme si dhe kreditë e buta për të rinjtë dhe çiftet e reja të pastreha.

Mbështetje të drejtpërdrejtë për të gjitha sipërmarrjet që operojnë në bujqësi, blegtori, peshkim, akuakulturë, agroindustri mbi bazën e sipërfaqes së mbjellë, prodhimit të dorëzuar dhe numrit të krerëve.

Çdo fermer që aplikon për mbështetje në fushat prioritare do përfitojë mbështetje pa kufizim. Do subvencionohen me 80 për qind normat e interesit të kredive bankare për bujqësi dhe blegtori. Do subvencionohen në masën 75 për qind norma e të gjithë siguracioneve në fshatin shqiptar dhe bujqësinë shqiptare. Do investohet çdo vit jo më pak se 70 milionë euro në sistemin e vaditjes dhe kullimit në mënyrë që të dyfishohet aftësia kulluese e vendit. Do hiqet që javën e parë taksa armiqësore ndaj fermerëve, TVSH-ja armiqësore 0 në blerje dhe 20 për qind në shitje. 

Mbështetja për teknologjitë e reja mbetet një prioritet i madh për PD, veçanërisht digjitalizimi do jetë synim që të lehtësojë sa më shumë punën e fermerëve dhe të rrisin rendimentet. Rritja e sigurisë ushqimore, mbrojtja e qytetarëve shqiptarë nga mbeturinat që mbeten në prag skadimi në magazinat e botës, do jetë qëllim kryesor i yni. Ne kemi qenë dhe mbetemi të bindur se pa zhvillim rural nuk ka Shqipëri të zhvilluar,” tha z. Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.