Lajme

Buxheti 2025, Dhuka: Mbështetje thellimit të reformave dhe lidhjes me korridoret kryesore europiane!

Projektbuxheti i vitit 2025 mbështet sektorët kyç dhe prioritarë në kuadër të procesit të integrimit.

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja mbi ecurinë e procesit të negociatave, Majlinda Dhuka në një seancë dëgjimore në komisionin për Çështjet Europiane u ndal në mënyrë të detajuar te buxhetimi i këtyre sektorëve. Në vemendje janë drejtësia, infrastruktura, mirëqeverisja e mbështetja e administratës publike.

Kryenegociatorja u shpreh se buxheti parashikon mbështetje për thellimin e reformave kryesore, si dhe konsolidimin e pakthyeshmërisë së Reformës në Drejtësi.

“Në këto 3 vite do të financohet dhe projekti i dixhitalizimit të sistemit të prokurorisë dhe sistemit gjyqësor. Buxheti parashikon 170 milionë lekë për rritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike, si dhe për prezantimin e Inteligjencës Artificiale në proceset e punës në sistemin e drejtësisë. Po ashtu buxheti parashikon 7 miliardë lekë për kompensimin e ish- pronarëve”, tha Dhuka.

Kryenegociatorja theksoi po ashtu se buxheti mbështet reformat në punësim si dhe thellimin e reformave në mirëqeverisje dhe forcimin e institucioneve shqiptare teksa përgatitemi për të qenë administrata e një vendi anëtar të BE-së.

Dhuka theksoi po ashtu se buxheti mbështet lidhjen e tregut shqiptar me tregun rajonal dhe tregun e përbashkët të BE-së, duke mbështetur rritjen e eksporteve dhe prodhimeve vendase. “Deri në 75% e eksporteve shqiptare shkojnë në tregun e BE-së”, tha Dhuka.

Në drejtim të infrastrukturës, Dhuka theksoi se mbështetet lidhja e Shqipërisë me korridoret kryesore europiane si për sa i përket infrastrukturës rrugore, edhe asaj hekurudhore, ajrore dhe detare.

“Konkretisht për sa i përket rrjetit rrugor kombëtar dhe përmirësimit të sinjalistikës, një rekomandim i vazhduar i KE-së, do të ketë një rritje domethënëse në programin buxhetor afatmesëm nga 357 milionë lekë në vitin 2024, në 800 milionë lekë parashikuar në vitin 2025”, tha Dhuka.

Po ashtu, ministrja e Shtetit theksoi se buxheti mbështet objektivin që vendi të jetë eksportues neto në rajon dhe vendet e BE-së, i energjisë elektrike brenda kësaj dekade.

Dhuka bëri të ditur se nga Plani i ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria do të përfitojë rreth 920 milionë euro kredi me kushte të lehtësuara dhe grante për reformat europiane, ndërsa vazhdon mbështetja prej 55 milionë euro nga fondet IPA, të ndara në 7 vite. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

21 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

22 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

22 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

22 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

22 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

22 hours ago

This website uses cookies.