Buxheti 2025, ministrja Koçiu: Zgjerojmë programet mbështetëse përmes 2 nismave të reja
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka bërë me dije se me buxhetin e vitit 2025 do zgjerohen programet mbështetëse për gratë dhe fëmijët, duke konsistuar konkretisht në dy nisma të reja, paketa e fertilitetit dhe kirurgjia për vendosjen e protezës së gjirit për gratë e prekura nga kanceri.
Ministrja deklaroi se paketa e fertilitetit synon t’u vijë në ndihmë çifteve të reja përmes shërbimit falas të Fertilizimit in Vitro.
Janë 150 çifte të cilat do të mbështeten nga kjo paketë.
Ndërkaq, një tjetër nismë, është edhe ajo e kirurgjisë për vendosjen e protezës së gjirit për gratë e prekura nga kanceri. Ministrja sqaron se synohet mbështetja e rreth 300 pacienteve post-mastektomi, duke kontribuar në rikthimin e shëndetit dhe vetëbesimit të tyre.