Lajme

Buxheti 2025- Nis seanca plenare, kreu demokrat rikthehet në Parlament pas 11 muajsh

Ka nisur normalisht seanca e sotme plenare, në fokus të së cilës do të jetë buxheti i vitit 2025, diskutimi dhe miratimi i tij nen për nen dhe në tërësi.

Po ashtu, në rend dite të seancës është dhe interpelanca urgjente me Kryeministrin Edi Rama kërkuar nga opozita, e cila në seancën e sotme nuk e ka vijuar protestën e saj.

Kjo pasi, pas 11 muajsh për shkak të arrestit shtëpiak, kreu demokrat Sali Berisha i është rikthyer Parlamentit. Berisha, në një deklaratë të shkurtër për mediat, para se t’i bashkohej seancës plenare, u shpreh se: “Berisha futet, metamorfoza del”.

Kjo seancë e sotme plenare pritet të zgjasë për shkak të diskutimeve të shumta mbi buxhetin e 2025-ës. 

Kujtojmë se opozita ka depozituar 45 amendamente për këtë buxhet, gjashtë nga të cilët janë depozituar nga deputetët e ‘Djathtas 1912’ Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj, Flutura Açka dhe Selaudin Jakupllari.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Europa League, Manchester United fiton derbin britanik

Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…

7 hours ago

Euroliga në RTSH: Efes dominon bindshëm Milanon

Anadolu Efes fitoi ndeshjen e parë nën drejtimin e Luka Bankit, 110-66 ndaj Milanos në…

7 hours ago

Trump urdhëron nxjerrjen e dokumenteve të vrasjeve të John Kennedy dhe Martin Luther King

Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve të fshehta për një…

7 hours ago

Banka e Shqipërisë marrëveshje me Bankën Europiane, Sejko: Transformojmë sektorin financiar

Zhvillimi i financave të gjelbra është në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar mes…

7 hours ago

Berisha thirrje diasporës për protesta: Të lejohen të votojnë me ID e vendit ku jetojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është fokusuar sërish tek vota e diasporës duke apeluar…

7 hours ago

Begaj pret trupin diplomatik: BE nuk është vetëm ambicie, por përkatësia jonë

Presidenti Bajram Begaj, në pritjen e përvitshme me Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, përcolli…

7 hours ago

This website uses cookies.