Buxheti 2025- Noka: Hajdutëri, shqiptarët do e refuzojnë me votë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2025, që u parashtrua nga kryeministri Edi Rama në Kuvend. Me tone të ashpra, Noka e konsideroi buxhetin si “buxhet hajdutërie”, teksa akuzoi se është trefishuar për “hajdutët se qytetarët Noc Rrokun kanë”.

Kur isha i ri, shikoja plenumet e dikurshme të partisë tuaj, të gjithë në kor çoheshin në këmbë dhe duartrokisnin. Po ka neveri më të madhe se kjo që pamë sot këtu? Po si mund të dëgjojmë këtu gënjeshtra të paimagjinueshme? Është trefishuar buxheti, tha. Buxheti është trefishuar për hajdutët, se qytetarët Noc Rrokun kanë. U tall me pensionistët dhe ju e duatrokisni. Instituti i Sigurimeve Shoqërore që administroni ju, 26 përqind janë rritur pensionet deri tani. 34 përqind është rritur inflacioni. 8 përqind kanë të ardhura më pak pensionistët se në vitin 2013. Dhe ju e duartrokisni këtë mbeturinë të pariciklueshme?! Gënjeu, 50 mijë lekë ka qenë në kohën e Berishës bonusi i vitit të ri për pensionistët dhe rroga e 13-të. Ku e ka ky Noc Rroku shpërblimin e vitit të ri dhe rrogën e 13-të për administratën ky mashtrues? Foli për bonusin e bebeve, po mor po, se 60 përqind e bebeve sot lindin jashtë vendit. Prandaj kakaris ky para jush dhe ju çoheni dhe duartrokisni dhe të kujtoni atë kohë të largqoftit”, tha Noka.

Sipas tij, qytetarët do ta shprehin kundërshtinë ndaj këtij buxheti përmes votës kundër PS-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Foli edhe për buxhetin e shëndetësisë. Të cilës shëndetësi? Shëndetësisë së Vilmës që nuk guxuat ta çonit atje, se buxheti i çon paratë tek Vilma që burrat i nxjerr shtatzënë. Foli për bujqësinë e Fridës, që paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë bëhen fshatra turistikë, por nuk shkojnë për fermerët. Foli për rrugët në fund. Rrugët, tha, i kemi lënë rrugëve. Që nga viti 2014 deri tani vetëm 20 km autostradë ka inauguruar. Edhe ajo private. Edhe ato rrugë, me çmime 10-fish më të lartë se Kroacia. Por mbetja e pariciklueshme ka vetëm një rrugë, rrugën e largimit vitin tjetër se ky është buxheti i fundit i juaj. Nuk do keni më mundësi të harxhoni buxhet se këtë buxhet hajdutërie, shqiptarët do e refuzojnë me votë”, u shpreh ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.