Buxheti 2025, Presidenca kërkon fond shtesë
“Pjesa më e madhe e buxhetit 2025, për rikonstruktimin e godinës”, presidenca kërkon fond shtesë 36 milionë lekësh për blerjen e makinave
Në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohet për “Për buxhetin e vitit 2025”, Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha ka treguar sesi do të përdoret fondi nga institucioni.
Ajo është shprehur se pjesa më e madhe e fondit do të përdoret për rikonstruksionin e godinës ekzistuese.
Lusha gjithashtu ka kërkuar një fond shtesë prej 36 milionë lekësh, duke thënë se nevojiten për blerjen e makinave të reja në dispozicion të presidentit të republikës dhe stafit tekniko administrativ.
“Mjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme, nisur nga viti i prodhimit, kilometrat, amortizimin dhe garancinë në funksionin që kryejnë. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një perfomacës sa më të lartë”, tha ajo.
“Lidhur me buxhetin 2025-2027, investim në orendi dhe pajisje zyre është i nevojshëm për godinën që do të rikonstruktohet.
Investimi për pajisje kompjuterike dhe elektronike, përbën një domosdoshmëri në plotësimin e nevojave të institucionit.