Buxheti 2025, Vengu: Rijetëzimi i industrisë ushtarake, modernizim i infrastrukturës mbrojtëse

mm

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 është buxheti më i madh në historinë ekonomike të Shqipërisë.

Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një postim në rrjetet sociale ku nënvizon se ky buxhet e vendos fokusin edhe tek siguria kombëtare e mirëqenia e qytetarëve.

Sipas Vengut, buxheti adreson disa prioritete kyçe si: Rijetëzimi i industrisë ushtarake; Modernizimi i infrastrukturës ushtarake mbrojtëse; Investime domethënëse për mbrojtjen civile.

“Siguri më e fortë, mbrojtje më e mirë dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë shqiptarët”, shkruan Vengu.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2025 është 52.7 miliardë lekë ose 2.01% e PBB (Prodhimit të Brendshëm Bruto). 5.5 miliardë lekë nga buxheti shkojnë për Mbrojtjen Civile, që sipas ministrit është rritja më e konsiderueshme e viteve të fundit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.