Buxheti në Kuvend/ Berisha tregon çfarë do të ndodhë në seancën plenare: Mosbindja civile, betejë pa kthim

Berisha tregon

Berisha tregon

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp se opozita nuk do të bllokonte kurrsesi seancat ku do të diskutohej mbi buxhetin por mazhoranca doli nga selia dhe u vërsulën me një tavë bakllavave në një klub. U justifikuan se buxheti simbolizon bollëkun, siç u shijonte bakllavaja.

Gjatë një konference me gazetarët Berisha tha se Rama e miratoi buxhetin vetëm në 5 minuta. Duke u ndalur te seanca plenare e nesërme, Berisha tha se opozita do të vazhdojë skenarin e mosbindjes civile.

“Nuk jemi ne në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimet për buxhetin, por përkundrazi ne kemi organizuar me specialistët më të mirë të vendit, tre debate televizive ku ekspertët tanë kanë shprehur sugjerimet dhe mendimet për buxhetin. Për herë të parë që deputetët e Edi Ramës dolën nga selia, ata u vërsulën me një tavë bakllavave në një klub. U justifikuan se buxheti simbolizon bollëkun, siç u shijonte bakllavaja. Përçmimi i tyre ndaj qytetarëve, se ne nuk ndërprisnim kurrë një debat të zgjeruar me qytetarët, por nuk mund të shkonte Rama te qytetarët, se ata do i hidheshin në fyt. Ai zgjodhi mbylljen.Mosbindja civile është kryefjala e betejës pa kthim të opozitës në Kuvend. Vazhdojmë betejën.”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.