Buxheti, tepruan 530 milionë euro- Si do ta shpenzojë sufiçitin qeveria, do ulë borxhin apo rrisë pagat?

tepruan 530 milione euro

tepruan 530 milione euro

Kur flet për suficit dhe bilancë buxhetore, shumë prej atyre që të ndjekin nuk e kuptojnë plotësisht. Por suficiti është thjesht teprica e të ardhurave të siguruara nga qeveria, kundrejt shpenzimeve të parashikuara në buxhet. Suficiti vjen edhe kur importojmë shumë dhe eksportojmë pak.

Në fund të 10 mujorit balanca buxhetore shënoi 48 miliardë lekë ose rreth 460 milionë euro, niveli më i lartë historik. Qeveria ka parashikuar edhe nëpërmjet aktit normative numër 5, që, në fund të vitit, buxheti duhet të ketë një suficit rreth 530 milionë Euro.

Vitin e kaluar në këtë periudhë buxheti ishte me suficit me vetëm 96 milionë Euro. Pra, në fund të 2023, buxheti do të ketë “të kursyera” rreth 6 herë më shumë Euro se në vitin 2022.

Ku i kemi gjetur këto Euro “të tepërta”?

Të dhënat nga tabelat fiskale të Ministrisë së Financave tregojnë se, suficiti apo teprica buxhetore është ndihmuar nga rritja e të ardhurave përtej planit fillestar. Ministria nuk kishte mundur të planifikonte se sa do të mblidhte, ndërsa shqiptarët kishin paguar më shumë se sa planifikimi. Dhe jo vetëm nga rritja e çmimeve! Fakt është se nga 55 miliardë lekë më shumë, që u mblodhën, 18 miliardë lekë ishin vetëm taksat mbi pagën.

Nga ana tjetër regjistrohet edhe mosrealizimi i shpenzimeve.

Si rregull buxheti publik është deficitar, pasi nevojat për shpenzime publike janë më të mëdha se të ardhurat dhe në këtë mënyrë akumulohet edhe borxhi.

Sektori publik në Shqipëri është i nënfinancuar në raport me Rajonin për shkak se administrata dhe pensionistët shqiptare kanë pagesa nga 30-40 për qind më të ulëta. Por përveç rritjes së pagave kjo tepricë mund të përdoret edhe për shlyerjen e borxhit.

Pas konsultimeve me Fondin Monetar Ndërkombëtar borxhi në raport me PBB pritet të përmbyllet në nivelin 60 për qind këtë vit, nga 64 për qind që ishte në fund të 9 mujorit. Për këtë, qeveria duhet të shlyejë rreth 87 miliardë lekë nga borxhi, ose rreth 830 milionë Euro.

Vetëm shpenzimet për interesa parashikohen në vlerën 634milionë Euro, ose 2.8% të PBB. Në tetor qeveria rishpërndau edhe 436 milionë Euro, që i kishte siguruar nga mosrealizimi i projekteve.

Gazetar: Bardhi Sejdarasi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.