Buxhetimi i përgjithshëm gjinor/Evidentohet roli i luajtur nga Bashkia Shkodër dhe transparenca në këtë raport
Buxhetimi i përgjithshëm gjinor për të trajtuar situatat e krizave dhe emergjencat, ka qenë në fokus të takimit të organizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin në sallën e këshillit bashkiak të Shkodrës. Në këtë takim përveç aktorëve të shoqërisë civile në Shkodër kanë qenë edhe anëtarë të këshillit bashkiak në Shkodër ku janë trajtuar edhe gjetjet e raportit të buxhetimit të përgjithshëm. N/Kryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza, në fjalën e saj vlerësoi rolin e shoqërisë civile dhe të tilla raporte të cilat shërbejnë si udhërrëfyes në përgatitjen e hapave të mëtejshëm për implementimin e tyre nga pushteti vendor.Analiza gjinore e buxhetit është përqendruar në programe të zgjedhura, kopshte dhe çerdhe, peisazhe dhe trotuare, fusha sportive, lojëra sportive si dhe shërbimet sociale në territorin e Bashkisë Shkodër.