By Pass-i i Shkodrës, degradimi vijon / Heqja e parmakëve e kthen këtë rrugë në burim aksidentesh

by passi demtime
Heqja dhe dëmtimi i parmakëve në anë të rrugës e kthen këtë segment në burim aksidentesh si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët që zgjedhin këtë rrugë për shëtitje .
Ndërsa në disa pjesë të saj parmakët janë hequr nga vetë banorët e zonës së By Pass-it të Shkodrës me arsyen se këto barriera i bllokojnë qarkullimin dhe u pamundëson lëvizjen.
Ky investimi rëndësishëm, i cili përfundoi rreth dy vite më parë, u ndërtua me qëllim parandalimin nga përmbytjet të qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet numri i automjeteve për shkak të turistëve.
Ndërsa dy vite nga inagurimi i kësaj vepre dëmet e shkaktuar nga përsona të pa përgjegjshëm janë evidente në këtë segment rrugorë dhe deri tani nuk është marrë asnjë masë për frenimin e këtij fenomeni