By-Pass i Shkodrës jashtë vëmendjes  /  Parmakët e dëmtuar, dëshmi e lëvizjes së automjeteve me shpejtësi të lartë

by pass perendimor

I inaguruar tre vite më parë, By-pass-i i Shkodrës po përballet me mungesë të kujdesit për mirëmbajtje.

Në disa pjesë të këtij segmenti rrugor vërehen dëmtime të konsiderueshme, një fenomen që ka nisur të shfaqet shumë shpejt pas vënies në funksion të kësaj rruge, që është nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Parmakët e dëmtuar, në disa pika të rrugës, dëshmojnë për lëvizje e automjeteve  me shpejtësi të lartë, jashtë normave të lejuara , duke përbërë rrezik për aksidente, të cilat nuk kanë munguar.

By-pass-i i Shkodrës, një investim prej 1.7 miliardë lekësh, u përfundua në mars të vitit 2022, duke luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e trafikut të rënduar dhe kaosit brenda qytetit të Shkodrës, sidomos gjatë muajve të verës, kur rritet ndjeshëm numri i automjeteve .

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.