Byrek me mish pule dhe spinaq
Përbërësit
- 1 pako me peta të gatëshme
- 123 gr gjizë pa kripë
- 100 gr djathë i bardhë dhie
- 140 gr mish i bardhë pule
- 60 gr spinaq
- 50 ml vaj ulliri
- 1 vezë
- kripë
- piper i zi
- piper i kuq
- rigon
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e byrekut ndizni furrën në temperaturën 190 gradë.
Ndërkohë zieni me kujdes mishin e pules dhe zgjidhni mishin e bardhë apo të kofshëve.
Në një enë të madhe dhe hidhni spinaqin e pastruar dhe të grirë në fije të holla, bashkë me mishin e pulës të prerë në fije të holla po ashtu.
Shtoni gjizën, djathin e bardhë të thërrmuar imët, vezën, pak vaj ulliri, bashkë me të gjithë erëzat e kripën.
Përziejeni mirë të gjithë këta përbërës derisa të jetë formuar një masë e trrashë, gati për të mbushur byrekun tuaj.
Kini kujdes që mishi i pulës të jetë plotësisht i pastruar nga kockat dhe i ndarë në fije të imëta e të holla.
Më pas zgjidhni një tavë mesatare pjekje, lyejeni me pak vaj dhe shtroni dy petët e para dhe lyejeni secilën me vaj ose gjalpë.
Shtroni 2-3 petë të lyera me vaj sipër, ndërsa të fundit lereni pa lyer dhe hishni sipër përzierjen e spinaqit me pulën.
Hapeni mirë me lugë nëpër të gjithë petët duke lënë pak hapërsirë tek anët.
Shtroni sipër sërish 4-5 peta, duke i kthyer anët me kujdes për nga brenda tavës.
Kur byreku të ketë marrë formë dhe të jetë plotësisht i mbuluar lyejeni me pak vaj ulliri sipër dhe futeni në furrë.
Piqeni për 25-30 minuta në temperaturën 190 gradë C, derisa byreku të marrë ngjyrë të artë.
Më pas nxirreni nga furra, priteni dhe shërbejeni për të dashurit tuaj.