Categories: Kuzhina & RecetaFLASH

Byrek me mish qengji dhe presh

Përbërësit

  • 1 pako peta të gatshme
  • 550 gr mish qengji pa kocka
  • 3 presh mesatarë
  • 8 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle piper i zi i bluar
  • 2 lugë çaji kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ndizni zjarrin në temperaturë mesatare dhe në të të vendosni një  tigan.

Aty shtoni mishin e qengjit të gatuhet derisa të zbutet dhe të marrë ngjyrë kafe të lehtë.

Më pas hidheni dhe vendoseni në një enë të thellë.

Mishi duhet të jetë i ndarë në fije të holla dhe i pastruar tërësisht nga kockat.

Tek tigani ndërkohë, shtoni 3 lugë gjelle gjalpë, lëreni të shkrijë e më pas shtoni copat e preshit të pastruar.

Lëreni atë të skuqet dhe zbutet bashkë me gjalpin dhe në fund shtojeni tek ena ku ndodhet edhe mishi.

Kini kujdes që presh ta pastroni si duhet dhe ta prisni në copëza të vogla.

Pasi ti keni përzier mirë, shtoni tek ena kripë dhe piperin e zi të grirë për një shije të veçantë.

Lëreni enën të ftohet dhe ndizni furrën në temperaturën 180 gradë, ndërsa në një tigan shkriniehde 5 lugët e tjera të mbetura të gjalpit.

Zgjidhni një tavë pjekje rrethore, lyejeni me pak gjalpë dhe vazhdoni me përgatitjen e petëve.

Merrni petet e gatshme, shtrojini ato në një tavolinë të pastër dhe veçoni vetëm dy prej tyre.

Vendosini njëra pas tjetrës nga pjesa më e gjerë e tyre dhe puthitini pak në fund.

Në pjesën më të gjerë hidhni me lugë pak nga mbushja e preshit me mishin dhe filloni te rrotulloni të dy petët derisa të formohet një cilindër i gjatë.

Bëjeni këtë me çdo petë dy nga dy, derisa ato dhe mbushja të mbarojnë.

Më pas vendosni çdo cilindër tek tava rrethore e pjekjes, duke ndjekur radhët e rrathëve njëri pas tjetrit derisa të formohet i gjithë byreku.

Për pjekjen

Kur të keni mbaruar, pjesën tjetër të gjalpin të shkrirë spërkateni sipër byrekut tuaj e më pas mund ta fusni në furrë për 30 40 minuta.

Piqeni në temperaturën 180 gradë derisa sipërfaqja e tij të ketë marrë ngjyrë të artë.

Pasi të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe lëreni për disa minuta të mbuluar në temperaturë ambienti.

Më pas mund t’a konsumoni të ngrohtë, shija do të jetë e mrekullueshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

7 minutes ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

13 minutes ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

15 minutes ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

18 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

23 minutes ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

60 minutes ago

This website uses cookies.