Përbërësit:

  • 3-4 patëllxhanë
  • 1 lgj miell
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 kokrra domate
  • 200 gr djathë
  • Kripë, piper

Për petët e byrekut:

  • 1 pako petë
  • 1/2 gotë vaj
  • 1 gotë qumësht
  • 1 e verdhë veze

Përgatitja:

Fillimisht vendosim patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël në ujë me kripë për disa minuta. Ndërkohë kaurdim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë patëllxhanët pasi i kemi tharë mirë dhe i kemi spërkatur me pak miell. Vijojmë kaurdisjen duke shtuar më pas domatet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës dhe në fund shtojmë djathin e grirë. Spërkatim tepsinë me yndyrë dhe shtrojmë petët duke i spërkatur dy e nga dy me pak vaj të trazuar me qumësht. Vendosim mbushjen me patëllxhanë dhe përsëri petë të spërkatura me yndyrën me qumësht (sipas dëshirës yndyrës mund t’i shtojmë dhe një vezë). E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 30 minuta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.